Allegri: Milan, Napoli dhe Inter janë favoritët për të fituar Scudetton

Trajneri i Juventusit, Maxi Allegri, foli përpara ndeshjes ndaj Interit.

Sport

02/04/2022 16:58

Juventusi do të përballet me Interin në kuadër të xhiros së 31-të në Seria A.

Përpara ndeshjes foli trajneri i Juventusit, Allegri duke thënë se do të luajë në këtë ndeshje Paulo Dybala.

“Nesër do të luajë Dybala, kështu që të gjithë jeni të lumtur dhe mund të shkruani tituj për këtë”, ishin fjalët e Allegrit.

Trajneri gjithashtu u pyet se kush është favorit për të fituar Scudetton këtë sezon. Ai tha se tre vendet e para në tabelë, Milan, Napoli dhe Inter janë favorit për të fituar titullin e Seria A.

“Është e vështirë të thuhet se kush është favorit, mendoj se Interi së bashku me Napolin dhe Milanin, janë favoritët për të fituar Scudetton”, tha ai, përcjel lajmi.net.

Ndeshja ndërmjet Juventus dhe Inter zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/