Allegri mbetet te Juventus, përkundër largimit të bordit të drejtorëve

Massimiliano Allegri nuk e ka të ardhmen e rrezikuar, së paku për tani, edhe pas largimit të bordit. Mbrëmë, bordi i drejtorëve të Juventus, në krye me Andrea Agnelli, presidentin e klubit, dhanë dorëheqje. Sipas raportimeve nga mediat italiane, por edhe nga faqja zyrtare e Juventus, Maxi Allegri nuk do të largohet bashkë me ta,…

Sport

29/11/2022 22:46

Massimiliano Allegri nuk e ka të ardhmen e rrezikuar, së paku për tani, edhe pas largimit të bordit.

Mbrëmë, bordi i drejtorëve të Juventus, në krye me Andrea Agnelli, presidentin e klubit, dhanë dorëheqje.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, por edhe nga faqja zyrtare e Juventus, Maxi Allegri nuk do të largohet bashkë me ta, përcjell lajmi.net.

“Massimiliano Allegri mbetet pikë reference në aspektin sportiv te Juventus: ne vazhdojmë të kalkulojmë në të dhe në gjithë skuadrën, për të vazhduar fitoret, derisa ata janë dëshmuar në ditët e fundit, duke i mbajtur lartë synimet tona”, thuhet në njoftimin e Juves.

Allegri është në aventurën e tij të dytë me Juventus, pasi drejtoi ‘Zonjën e Vjetër’ një herë mes viteve 2014 dhe 2019.

Thuhet se Juventus rrezikon të shkojë përsëri në Serie B, ose në rastin më të keq, në Serie C. /Lajmi.net/