Allegri: Ja ku do të luajë Pogba në sezonin e ri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka insistuar se mesfushori Paul Pogba duhet yë qëndrojë në klub, për të vazhduar zhvillimin e tij.

Sport

20/06/2015 09:26

Massimiliano Allegri nuk ka dyshime, ai i ka bërë thirrje mesfushorit Paul Pogba që të mbetet në Juventus.

Reprezentuesi francez kërkohet nga shumë klube të njohura evropiane, përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën.

Por, Allegri beson se do ta ketë Pogban në dispozicion edhe në sezonin e ri. “Klubi nuk ka nevojë ta shesë Pogban”, deklaroi ai për “Sky Italia”.

“Varet edhe nga ajo që dëshiron futbollisti, por kam biseduar me të dhe jam larguar i lumtur. Ai është i ri dhe duhet të mbetet në Juventus për të vazhduar zhvillimin. Është më e lehtë të zhvilloheni në një ambient si ky, dhe ai ka shumë vite para vetes”, u shpreh Allegri.