Alketa Vejsiu akuzon ashpër ish-drejtorin: “Të hoqën apo u dorëzove vetë? Të kisha thëne Alfred Peza

Pas lajmit për dorëheqjen e Alfred Prezës nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar, ka reaguar ashpër njëra nga fytyrat e njohura të mediave në Shqipëri, Alketa Vejsiu. Në bazë të fjalëve e asaj çka Vejsiu e shpreh në reagimin e saj në Instagram, lë të kuptohet se inatet mes tyre nuk kanë qenë të vogla.…

ShowBiz

06/09/2024 14:40

Pas lajmit për dorëheqjen e Alfred Prezës nga drejtimi i Radio Televizionit Shqiptar, ka reaguar ashpër njëra nga fytyrat e njohura të mediave në Shqipëri, Alketa Vejsiu.

Në bazë të fjalëve e asaj çka Vejsiu e shpreh në reagimin e saj në Instagram, lë të kuptohet se inatet mes tyre nuk kanë qenë të vogla.

Duke u shprehur e lumtur për një lajm të tillë, postimi lë të kuptohet se siç Vejsiu thotë, padrejtësi nuk i janë bërë vetëm asaj.

Në një reagim në Instagram, Alketa Vejsiu e ka nisur me ironi statusin e saj, duke thënë: “Të hoqën apo u dorëzove vetë?”, duke shtuar më tej “Të kisha thëne Alfred Peza, karma is a bitch!”!

Ndër të tjera, moderatorja e njohur u shpreh se pas një lajmi të tillë “do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes”.

“S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale”, shprehet Vejsiu.

Tutje, ajo renditi edhe disa emra të tjerë që duhet ti bashkëngjiten largimit nga RTSh.

Moderatorja e njohur shton se edhe shefja e burimeve njerëzore ne RTSH, Anila Agalliu duhet dhe disa të tjerë duhet të largohen me Alfred Pezën.

Reagimi i plote pa ndërhyrje:

“Te hoqën apo u dorëzove vete? Të kisha thëne Alfred Peza, what comes around goes around! karma is a bitch!

Sot është një dite shume e gëzuar për mua. Mijëra te tjerëve qe ju ke hequr bukën, te paktën Zoti ju dha te drejte!

Ç’fitove? Apo thjesht xhaketa me shamiçken e shefit te kënaqi ca kohe të prije koka sipas qejfit? Ti me ke prekur mua ne plagën me të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale

Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu te japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë te tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde Rruge te Mbare!”, shkruan Alketa Vejsiu./Lajmi.net