Alketa i reagon komentueses që e ofendoi: Nuk ta turpëroj Shqipërinë unë

Alketa Vejsiu nuk ka hezituar t'i kthej përgjigje komentueses që i la një koment mbi një imazh të saj.

ShowBiz

20/04/2019 16:08

Alketa Vejsiu ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, në të cilën u shfaq mes luleve në Holandë, shkruan lajmi.net.

“Ooo Alketa Vejsiu po me fal por e kupton ti qe nuk lejohet te kepusesh lulet aty Prandaj Holanda do me heq vizat se ju skeni turp. Na turperuat!!!”, i shkruan komentuesja.

Ndërsa nuk vonoi përgjigja e Alketës, e cila i shkruan “ik o Nevila ha nje çokollate, se kam marre leje une per foto edhe per keto lulet. Per dy jave i kallin dhe i nxjerrin ne shitje. Nuk ta turperoj Shqiperine une jo…Mos ki merak”.

Për ndryshe, Alketa së fundi është e angazhuar në drejtimin e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”. /Lajmi.net/