Aliu thotë se Konventa nuk kishte nevojë të shtyhej: E kemi vetëm një kandidat, mendoj se është zgjedhja e duhur

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu po merr pjesë në Konventën e PDK-së ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.   Ai ka komentuar deklaratën e Enver Hoxhajt, deputetit të PDK-së i cili ka thënë se Konventa duhej të shtyhej deri të dielën.   “Diçka që po mbahet nuk po besoj që…

Lajme

17/11/2025 16:37

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu po merr pjesë në Konventën e PDK-së ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

 

Ai ka komentuar deklaratën e Enver Hoxhajt, deputetit të PDK-së i cili ka thënë se Konventa duhej të shtyhej deri të dielën.

 

“Diçka që po mbahet nuk po besoj që ka pasë nevojë me u shty, me qenë se e kemi veç një kandidat, besoj që ai do të zgjidhet, mendoj që është zgjedhja e duhur. Zyrtarisht nuk ka, me sa jam unë i njoftuar nuk ka aplikuar dikush përveç Bedri Hamzës”, tha ai.

 

Kjo Konventë po mbahet pasi të enjtën Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së.