Aliu sikur të mos jetonte në Kosovë: Punimet e autostradës për Bujanoc, ato të rrugës për Podujevë po ecin mjaftë mirë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur në lidhje me  projektet infrastrukturore që janë duke u kryer në nivel vendi, atë për Llap, Dukagjin dhe Luginë. Ministri Aliu nuk ka pasur as edhe një datë zyrtare se çfarë po ndodhë saktësisht me punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan-Bujanoc dhe se pse ka vonuar…

Lajme

18/06/2024 10:03

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur në lidhje me  projektet infrastrukturore që janë duke u kryer në nivel vendi, atë për Llap, Dukagjin dhe Luginë.

Ministri Aliu nuk ka pasur as edhe një datë zyrtare se çfarë po ndodhë saktësisht me punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan-Bujanoc dhe se pse ka vonuar kaq shumë, por ka vazhduar të deklarojë se do të fillojë shumë shpejtë.

Madje sipas tij rruga për Podujevë “ është duke shkuar mirë” anipse aty gjendja është si mos më keq, e shndërruar thuajse në Saharë tash e shumë muaj.

“Tek ujërat, pra në njërën anë është kyçja nëpër korridore është jetike për Kosovën për të ndërruar komplet faqen ekonomike të vendit, e që po ecë mjaftë mirë, dhe me autostradat po ecën mirë. Pra, do të fillojmë shpejtë edhe autostradën për Bujanoc që na lidhë tek korridori i Dheut, rruga e Podujevës po shkon mirë, rruga drejt Pejës po ashtu po shkon mirë. Kjo do të na krijojë mundësi që ne të kyçemi dhe Kosova të behet vend transit, njëjtë edhe me hekurudha, por kryesorja është uji. Kosova ka shumë pak ujë, kemi arrit të bëjmë me sukses pesë plane të fizibilitetit, dy prej tyre janë në fazën e projekteve, dizajnëve, do të fillojmë me projektet e shpronësimit për to, do të fillon realizimi e që këto pesë projektet e para, duhet të shoqërohen shumë shpejtë nga pesë fizibilitete tjera që mendojmë t’i bëjmë vitin e ardhshëm. Në projektin me Bankën Botërore e kemi komplet hartën, masterplanin e digave për vendin tonë, që duhet të jemi tepër shumë të kujdesshëm të shfrytëzimin e resurseve ujore që kemi, se pse Kosova ka resurse tepër të limituara ujore, ne kemi tepër pak ujë”, thotë ai.

Ndërkaq, ai thekson se janë duke punuar të menaxhojnë ujin që shkaktohet nga vërshime, për të cilën thotë, se në këtë mënyrë do të tejkalohet situata e thatësirave e cila Kosovën e pret pashmangshëm.

“Ndryshimet klimatike do të na rrezikojnë, dhe ato tashmë po na rrezikojnë, do të kemi vërshime nga një anë siç kemi, dhe do të shkojnë duke u shtuar, dhe në anën tjetër do të kemi thatësira. Pra, ujë të pijes, dhe ujë për ujitje të tokave nuk do të kemi, në ndërkohë që do të kemi vërshime, prandaj edhe menaxhimi i ujit të vërshimeve, grumbullimi i atij uji, dhe ndërtimit të sistemit të ujitjes që do të shërbenin edhe për bujqësinë, por edhe për ujin e pijes do të mund në njërën anë t’i menaxhojmë vërshimet, në anën tjetër ta tejkalojmë situatën e thatësiravë, e cila Kosovën e pret pashmangshëm, sepse jemi pjesë e Mesdheut”, përfundon Aliu.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në Kosovë, ka thënë se po punohet për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës për opsionet më të mira. Ndërsa, ka shtuar se janë duke pritur studimin e fizibilitetit