Aliu për therjen e katër personave në Ferizaj: Drejtësia do të thotë fjalën e saj, lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve
Një person i moshës 59 vjeçare ka therur me thikë sot 4 kalimtarë të rastit në Ferizaj në tre lokacione të ndryshme. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar pas këtij rasti tronditës, shkruan lajmi.net. Aliu përmes një postimi në Facbeook, ka përgëzuar Policinë për arrestimin e shpejtë të të dyshuarit derisa është…
Lajme
Një person i moshës 59 vjeçare ka therur me thikë sot 4 kalimtarë të rastit në Ferizaj në tre lokacione të ndryshme.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar pas këtij rasti tronditës, shkruan lajmi.net.
Aliu përmes një postimi në Facbeook, ka përgëzuar Policinë për arrestimin e shpejtë të të dyshuarit derisa është lutur për shërimin e shpejtë të të lënduarëve.
“Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj. Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve! Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal”, ka shkruar Aliu në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: