Aliu: Në 22 komuna do të instalohen mbi 330 mijë numra zyrtar të adresave

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka filluar projekti për vendosjen e numrave të objektit dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare. Përmes një njoftimi në Facebook Aliu ka njoftuar se në 22 komuna do të instalohen mbi 330 mijë numra zyrtar të adresave. Sipas tij kjo do t’u ndihmojë qytetarëve që të…

Lajme

01/11/2024 20:43

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka filluar projekti për vendosjen e numrave të objektit dhe ndërlidhjes së qytetarit me adresë zyrtare.

Përmes një njoftimi në Facebook Aliu ka njoftuar se në 22 komuna do të instalohen mbi 330 mijë numra zyrtar të adresave.

Sipas tij kjo do t’u ndihmojë qytetarëve që të regjistrojnë adresat e sakta.

“Gjithsej, në 22 komuna të vendit do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtar të adresave – një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të adresave, që do t’i ndihmojë qytetarët në regjistrimin e adresave të sakta, do të përmirësojë sigurinë dhe do të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin më  të mirëfilltë urban të komunave”, ka njoftuar Aliu ”

Implementimi i  projektit të vendosjes së numrave të objekteve (publike dhe private) filloi nga sot në Komunën e Pejës./Lajmi.net/