Aliu konfirmon ‘divorcin’ me Malishevën

Malisheva është duke u përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit, me vetëm një qëllim - qëndrimin në Superligën e Kosovës.

Sport

10/01/2022 15:18

Skuadra e Arsim Thaqit që nisi mirë këtë edicion, në kohët e fundit ka pasur rezultate negative, ndërsa synon të qëndrojë në Superligë, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, tashmë kanë nisur largimet, me futbollistin Altin Aliu që është i pari që ka njoftuar se nuk është më pjesë e skuadrës kosovare.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Të dashur miq,

Përmes këtij postimi dua të njoftoj opinionin që kam përfunduar kontratën me klubin e Malishevës me marrëveshje të dy anëshme.

Klubit i uroj suksese, ndërsa tani unë tani jam futbollist i lirë dhe ditëve në vijim do t’ju vë në dijeni për të ardhmen time”, shkroi ai në “Facebook”.

Ndërkohë, në ditët e ardhshme, pritet që Malisheva të bëjë disa goditje, duke nënshkruar me disa futbollistë me eksperiencë./Lajmi.net/