Alisson dhe Ederson ndajnë ‘Dorezën e Artë’ – mbajtën nga 20 herë portën e paprekur  

Alisson Becker dhe Ederson Moraes kanë ndarë ‘Dorezën e Artë’ në Premier League.

Sport

22/05/2022 20:02

Dy portierët e kombëtares së Brazilit, të cilët luajnë me skuadrat Liverpool dhe Manchester City, janë zgjedhur më të mirët e sezonit në Premier League, shkruan lajmi.net.

Dy brazilianët mbajtën nga 20 herë portën e paprekur këtë sezon, për të arritur tek ky çmim.

Të dy portierët pësuan gol në xhiron e fundit, duke mos arritur kështu të unifikohet fituesi.

Megjithatë, më me gëzim këtë trofe e merr portieri i Man City, Ederson i cili në xhiron e fundit u shpall edhe kampion. /Lajmi.net/