Aliji nuk u stërvit me Kombëtaren

Gianni De Biasi, po përballet me lëmdime të disa prej lojtarëve kryesorë, para ndeshjes me Serbinë.

Sport

06/10/2015 17:58

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Naser Aliji, nuk ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, as në sesionin e dytë përgatitor për Serbinë, shkruan Panorama Sport.

Aliji nuk ishte pjesë e grupit, për shkak se po rikuperohet nga një lëndimi në tendinën e kaviljes së djathtë, që po i shkakton dhimbje atij.

Por, ajo që bie në sy ishte se Lorik Cana dhe Burim Kukeli, për momentin nuk konsiderohen pjesë e formacionit titullar që do të hidhet në fushë ndaj Serbisë, kjo për shkak se këta dy lojtarë vijnë nga dëmtimet dhe De Biazi llogarit më të keqe, shkruan kjo gazetë