Ali Berisha nuk do të jetë më kryetar i AAK-së në Pejë

Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha ka njoftuar se ka vendosur që mos jetë pjesë e garës politike në AAK në asnjë nivel organizativ. Këtë vendim ai thotë se e ka marrë në funksion të reformimit të thellë dhe të domosdoshëm të partisë. “Sonte u mbajt takimi i Këshillit Drejtues të Degës në Pejë,…

Lajme

16/02/2026 20:54

Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha ka njoftuar se ka vendosur që mos jetë pjesë e garës politike në AAK në asnjë nivel organizativ.

Këtë vendim ai thotë se e ka marrë në funksion të reformimit të thellë dhe të domosdoshëm të partisë.

“Sonte u mbajt takimi i Këshillit Drejtues të Degës në Pejë, ku, në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues në nivel qendror, u shpallën zgjedhjet e përgjithshme në të gjitha nivelet e nëndegëve të Pejës. Gjithashtu, janë formuar grupet punuese për mbarëvajtjen dhe administrimin korrekt të procesit zgjedhor”, shkruan ndër të tjera Berisha.