Alfred Moisiu në Mitrovicë të Veriut, takohet me Erden Atiqin

Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka vizituar Komunën e Mitrovicës Veriore. Ai në këtë vizitë është takuar me kryetarin e kësaj komune, Erden Atiqin, shkruan lajmi.net. “Kryetari Erden Atiq pati sot kënaqësinë të mirëpresë në Komunën e Mitrovicës Veriore ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Alfred Moisiu, vizita e të cilit përfaqëson një moment…

Lajme

21/09/2025 20:07

Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka vizituar Komunën e Mitrovicës Veriore.

Ai në këtë vizitë është takuar me kryetarin e kësaj komune, Erden Atiqin, shkruan lajmi.net.

“Kryetari Erden Atiq pati sot kënaqësinë të mirëpresë në Komunën e Mitrovicës Veriore ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Alfred Moisiu, vizita e të cilit përfaqëson një moment të rëndësishëm për qytetin tonë dhe një simbol bashkëpunimi e miqësie mes komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. /Lajmi.net/