Alfa Romeo po e sfidon BMW me këtë veturë mahnitëse (Foto)

Marka italiane Alfa Romeo është duke u rikthyer në tregun e SHBA-së pas një mungese të gjatë kohore.

Auto & Tek

31/05/2017 00:03

Alfa Romeo me modelin Giulia, që është sedan sportiv e që ka përditësimet Quadrifolio, rivalizon direkt modelet sportive të BMW-së.

Alfa Romeo Giulia Quadrifolio është një veturë e modelit sedan, me katër dyer luksoze e cila kushton rreth 70 mijë euro.

Motorin e ka 2.9 litërsh twin-turbo V6 me dy cilindra, i inspiruar në motorët e Ferrari-t e që prodhon 505 kuaj fuqi.