Alex Morgan zgjedh mes Messit dhe Ronaldos, sa i përket futbollistit më të mirë në botë

Alex Morgan injoroi Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë në botë kur zgjodhi Lionel Messin përpara tij në vitin 2015.

Sport

16/06/2020 11:26

Superyllja e SHBA-së, 31 vjeç, ishte në kopertinën e FIFA 16 së bashku me Messin në Amerikë.

Ashtu si shumë futbollistë, trajnerë dhe ekspertë të tjerë, Morgan u pyet për mendimin e saj për yllin e Barcelonës dhe atë të Juventusit, përcjell lajmi.net.

”Unë do të duhet të them Messi”, tha zëvendës-kapitenia e SHBA-ve.

”Ai është shumë më i mirë… është një nivel më lartë se çdo lojtar tjetër që unë shikoj”.

”Ai është një lojtar me të vërtetë emocionues për t’u parë”, kishte thënë ajo.

Ndryshe, Morgan u shpall kampion bote me Shtetet e Bashkuara të Amerikës një vit më parë dhe konsiderohet si një nga futbollistet më simpatike dhe më të talentuara. /Lajmi.net/