Alergji apo infeksion? Si të kuptoni nëse sytë e kuq vijnë nga diçka më tepër se sa thjesht fërkimi

Syri i kuq është vetëm një term më i thjeshtë që mjekët përdorin me pacientët e tyre për të përshkruar inflamacionin.

Lifestyle

10/04/2019 14:38

Sytë e kuq, të që ju kruhen janë një shenjë treguese e alergjive ose një infeksioni të cilat mund të jenë shqetësuese kur përpiqeni të gjeni ilaçin e duhur për të lehtësuar acarimin. Por, para se të shkoni në farmaci ose të planifikoni një vizitë mjekësore, hidhni një sy në këtij udhëzuesi për t’ju ndihmuar të bëni dallimin midis alergjive dhe infeksionit.

Syri i kuq është vetëm një term më i thjeshtë që mjekët përdorin me pacientët e tyre për të përshkruar inflamacionin. Kur konjunktiva( një cipë dhe shtresë e hollë që ndodhet brenda syrit tonë) është acaruar na fërkimi apo infektuar nga viruset ose bakteret, syri juaj mund të ketë pasoja. Mbledhja e disa papastërtive në formën e sklepave anash syrit, kruajtja, djegia dhe rritja e lotëve janë vetëm disa nga simptomat e syve të kuq. Jo gjithnjë ky sy I kuq është ngjitës dhe tek njerëzit e tjerë. Në raste të rralla kur infeksioni është I fortë ai përhapet në të dy sytë dhe ka rrezik ti ngjitet dhe personave që keni afër nga peshqiri apo mjetet që përdorni njësoj, transmeton “Living”.

Dallimi kryesor midis alergjive ose syve të kuq është gjithashtu në simptomat, sidomos konsistencën e shkarkimit. Kur nga sytë tuaj dalin në formën e lotëve dhe material të tjera të mbledhura në formën e qelbit atëherë ky është një infeksion. Staphylococcus aureus, është vetëm një nga shumë lloje të baktereve që mund të infektojnë syrin tuaj dhe të çojnë në sytë e kuq. Megjithatë, mund të shihni pak ose aspak shkarkim në disa raste të këtij lloji të syve të kuq.

Duhet t’i referoheni edhe historisë suaj mjekësore. Nëse keni alergji sezonale ose një histori të kohëve të fundit të syve të kuq, kjo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të kufizoni kauzën. Edhe duke pyetur veten nëse keni qenë rreth kujtdo me sy të kuq, kohët e fundit mund t’ju ndihmojë.