Aleanca përgatitet për mobilizim të gjerë politik, të shtunën takim me strukturat në Prishtinë
Kryesia e Aleancës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë proceset pas zgjedhjes së Presidentes dhe votimin e ligjit lidhur me Dhomat e Specializuara në Hagë. Gjatë mbledhjes, Aleanca ka rikonfirmuar pozicionin e saj si zë i fuqishëm dhe konsistent opozitar. Përballë…
Lajme
Kryesia e Aleancës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë proceset pas zgjedhjes së Presidentes dhe votimin e ligjit lidhur me Dhomat e Specializuara në Hagë.
Gjatë mbledhjes, Aleanca ka rikonfirmuar pozicionin e saj si zë i fuqishëm dhe konsistent opozitar. Përballë keqqeverisjes, Aleanca do të vazhdojë të ofrojë alternativa konkrete dhe të matshme, duke mbrojtur interesin shtetëror dhe duke kërkuar zgjidhje që i shërbejnë vendit dhe qytetarëve.
Sa i përket proceseve në Hagë, Aleanca ka ritheksuar qëndrimin e saj të palëkundur në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndihma ligjore për krerët e UÇK-së duhet të trajtohet me seriozitetin më të lartë shtetëror, pa ndërhyrje dhe instrumentalizim nga politika ditore.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe fuqizimit të strukturave të Aleancës në të gjitha nivelet organizative. Ky proces mobilizimi do të konkretizohet të shtunën në Prishtinë, në takimin e parë të gjerë me strukturat e Aleancës, ku do të prezantohet platforma politike dhe hapat e ardhshëm të angazhimit politik.
Në këtë mbledhje, Kryesia ka aprovuar edhe raportin financiar tremujor. Po ashtu, është vendosur që nënkryetari i parë, Besnik Tahiri, deri në mbledhjen e ardhshme t’i paraqesë Kryesisë propozim-statutin dhe propozim-programin për themelimin e Akademisë Politike të së Djathtës të Aleancës.