Albumi më i shitur i të gjitha kohëve tani me një rekord tjetër
'Thriller' është albumi i vetëm i cili ka shitur mbi 100 milionë kopje në gjithë botën.
ShowBiz
Mbreti i muzikës pop po vazhdon me suksese edhe pas vdekjes.
Në fakt, albumi i tij legjendar ‘Thriller’ ka shitur 30 milionë kopje vetëm në Amerikë, duke u bërë albumi i parë që ka arritur këtë, transmeton lajmi.net.
Albumi është lansuar më 30 nëntor të vitit 1982 dhe ka shitur mbi 100 milionë kopje në gjithë botën, numër ky që është i pa arritshëm dhe deri tani asnjë album as nuk i është afruar./lajmi.net
