Albulena Haxhiu: Përgëzoj qytetarët e Drenasit që ndëshkuan një subjekt kriminal

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se ndryshimi ka filluar duke iu referuar situatës së sotme për zgjedhjet në Drenas.

Lajme

04/12/2016 22:38

“Ndryshimi ka filluar! Pas një periudhe të gjatë, PDK, po humb besimin në vendet që ka pasur më së shumti mbështetje!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

“Përgëzoj qytetarët e Drenasit që ndëshkuan një subjekt kriminal!”

“Zgjedhjet e ardhshme nacionale, do të jenë shembulli më i mirë, për heqjen nga skena të një subjekti që i ka sjellë aq shumë dëme vendit!”, ka përfunduar Haxhiu.