Albulena Haxhiu: Paqe me PANhajinën s’ka, me hajna nuk ka shtet

Deputetja Albulena Haxhiu, ka folur para protestuesve që u janë bashkuar Vetëvendosjes kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleskandër Lumezi.

Lajme

26/04/2019 12:44

Haxhiu thotë se e kishin të domosdoshme të mblidhen para Zyrës së Kryeprokurorit, pasi ky nuk po i kryen punët si duhet.

Ajo ka kujtuar se po protestojnë paqësisht, por që fjala e tyre duhet të degjohet.

“Protesta jonë do të jetë paqësore. Ama fjalët tona duhet të dëgjohen”, ka thënë Haxhiu para protestuesve. Paqe me PANhajinën nuk ka. Sepse me hajninë nuk ka drejtësi dhe me hajna nuk ka shtet”, ka thënë ajo.

“Protestat tona do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore, ama Prokuroria duhet të punojë, të vazhdojë”.

Ajo ka kërkuar që urgjentisht të fillojnë hetimet e rasteve korruptive kundër kësaj qeveria dhe të nisë hetimi i zyrtarëve të pasuruar në mënyrë të paligjshme. /Lajmi.net/