Albulena Haxhiu mund të merr pjesë në manifestimin e opozitës
Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar pjesëmarrjen e saj në manifestimin e partive opozitare që pritet të mbahet sot në qendër të Prishtinës.

Lajme
Këtë deputetja Haxhiu e ka bërë të ditur përmes një urimi të publikuar në Facebook për nder të 28 Nëntorit, ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit.
“Të dashur qytetarë, Urime 28 Nëntorin e pavarësisë dhe të flamurit. Fizikisht ose jo, unë do jem me ju sot në sheshin ku populli historikisht ka deklaruar vullnetin dhe ka mbrojtur të drejtat e tij.
Sot është dita në të cilën burra dhe gra, vajza dhe djem, prindër dhe fëmijē,gjyshër dhe mbesa e nipa të dalin në manifestimin për republikën,për të ardhmën e fëmijëve tanë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Deputetja Albulena Haxhiu së bashku me kolegët e saj nga Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe Faton Topallin, aktualisht gjenden në arrati pasi që nuk i janë përgjigjur fletë arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinës, ku akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës.