Albulena Haxhiu: I kemi numrat, nëse tregoj s’është më interesant
Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se i kanë numrat për votimin e Kryeparlamentarit. Haxhiu e ka quajtur absurd qëndrimin e opozitës, pasi siç tha ajo, ata e dinë që Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat e nevojshëm për krijimin e institucioneve. “Ata e dinë që i kemi numrat, nëse të tregoj ty…

Lajme
Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se i kanë numrat për votimin e Kryeparlamentarit.
Haxhiu e ka quajtur absurd qëndrimin e opozitës, pasi siç tha ajo, ata e dinë që Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat e nevojshëm për krijimin e institucioneve.
“Ata e dinë që i kemi numrat, nëse të tregoj ty më nuk është interesant”, ka thënë Haxhiu për Kanal 10 në pyetjen se sa numra i kanë.