Albion Kurtaj i bashkohet zyrtarisht Prishtinës, nënshkruan për dy vite
Albion Kurtaj edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Prishtinës në afatin kalimtar të verës. Ish-futbollisti i Llapit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin kryeqytetas, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e FC Prishtinës në rrjetin social Facebook. “Sulmuesi i krahut, Albion Kurtaj, 24 vjeç, i lindur më 02.11.1998 në Kaçanik, ish-futbollisti i…
Sport
Albion Kurtaj edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Prishtinës në afatin kalimtar të verës.
Ish-futbollisti i Llapit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin kryeqytetas, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e FC Prishtinës në rrjetin social Facebook.
“Sulmuesi i krahut, Albion Kurtaj, 24 vjeç, i lindur më 02.11.1998 në Kaçanik, ish-futbollisti i Lepencit, Ulpianës, Ferizajit dhe së fundi i Llapit, ka pranuar ofertën dyvjeçare nga klubi ynë. Kurtaj, në edicionin e fundit ka zhvilluar 26 ndeshje, jo të gjitha si titullar, duke realizuar dy gola dhe tre asistime” – thuhet në njoftimin zyrtar të Prishtinës.
Përveç Kurtajt, Prishtina ka zyrtarizuar edhe disa transferime tjera ditët e fundit.
Sulmuesi Eridon Maloku dhe mesfushorët Drilon Islami e Albin Krasniqi janë përforcimet e para të Prishtinës./Lajmi.net/