Albin Kurti sulmohet me vezë para oborrit të Kuvendit (Foto)
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është gjuajtur me vezë derisa ka shkuar në seancën e Kuvendit të Kosovës që është parapa për ora 10 që të votohet demarkacioni me Malin e Zi.
Lajme
Gazetari i lajmi.net ka dërguar fotografi kur Kurti është gjuajtur me vezë para oborrit të Kuvendit.
Kurti nuk është qëlluar, por veza ka rënë para këmbëve të tij.
E kjo mund të ketë ardhur si shkak i paknaqësisë ndaj Kurtit që po refuzon ta votojë demarkacionin.
Në të njëjtën kohë para Kuvendit janë duke protestuar një grup i shoqërisë civile ku po kërkojnë që demarkacioni të votohet dhe vendi të nxirret nga izolimi./Lajmi.net/