Albin Kurti “ringjall” këngën e Ritfolk – komentet shpërthejnë në YouTube: Tash u bo viral prej Albinit
Një moment i thjeshtë nga një intervistë në Urban FM me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka mjaftuar që një këngë e vjetër e grupit Ritfolk, “Dëshirë dhe heshtje”, të kthehet sërish në vëmendje të rrjeteve sociale. Kurti gjatë intervistës e përmendi këngën si një nga më të mirat për nga teksti, duke…
ShowBiz
Një moment i thjeshtë nga një intervistë në Urban FM me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka mjaftuar që një këngë e vjetër e grupit Ritfolk, “Dëshirë dhe heshtje”, të kthehet sërish në vëmendje të rrjeteve sociale.
Kurti gjatë intervistës e përmendi këngën si një nga më të mirat për nga teksti, duke e vlerësuar artistikisht. Por siç ndodh shpesh në epokën e internetit, një deklaratë e tillë nuk mbetet vetëm në studio – ajo shpërthen në komente, meme dhe “viralitet”.
Në YouTube, nën këngë kanë filluar të shfaqen komente plot humor, ironi dhe kreativitet, ku emri i Kurtit lidhet direkt me rikthimin e këngës në trend.
Disa prej komenteve që po qarkullojnë janë:
“Kush erdh prej intervistës së Kurtit?”
“Albin Baba e gjeti këngën e harrume”
“Tash bohet viral kjo kang 116%”
“E ringjalli Albini këngën, legjendë”
“Mos me kon Albini s’kisha dit që ekziston kjo këngë”
“Prej Urban FM direkt në YouTube trending”
Për shumë përdorues, duket sikur mjaftoi një fjali e vetme që kënga të marrë “jetë të dytë” në internet, duke u kthyer nga një këngë nostalgjike në një fenomen të vogël viral me humor tipik ballkanik. /Lajmi.net/

