Albin Kurti “respekton” deputetët gjermanë, vendos kravatë gjatë takimit me ta (Foto)
Dhe, si rrallëherë, Albin Kurti gjatë takimit me eurodeputetët ka vendosur kravatë. Në Kosovë, Kurti dhe shumica e krerëve të VV-së nuk bartin kravatë, por këtë e bëjnë në takime jashtë vendit.
Lajme
Pas takimeve me grupin parlamentar për çështjet e Evropës Juglindore (tre deputetë CDU/CSU dhe njëri SPD), në ditën e dytë të vizitës në Gjermani, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, janë takuar sërish në Bundestag me një numër përfaqësuesish të lartë të Partisë Socialdemokrate (SPD), si në vijim:
* Deputetin Achim Barchmann, Nënkryetar i Komitetit për BE-në,
* Deputetin Josip Juratovic, Zëdhënësi i SPD-së për Evropën Juglindore.
* Deputeti Gerold Reichenbach,
* Deputeten Ute Finckh-Kramer,
* Deputeti Christian Schwartze
* Dr. Christoph Zöpel, Këshilltar dhe Koordinator për socialdemokratët në Parlamentin Evropian,
* Znj. Helena Bechtle, Anëtare e Bordit Ekzekutiv të SPD-së, Sekretariati për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqësuesit e SPD-së shprehën vlerësimet e tyre pozitive për luftën kundër korrupsionit që po zhvillon Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, si dhe u interesuan për të mësuar më shumë mbi alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje!
Dhe, si rrallëherë, Albin Kurti gjatë takimit me eurodeputetët ka vendosur kravatë. Në Kosovë, Kurti dhe shumica e krerëve të VV-së nuk bartin kravatë, por këtë e bëjnë në takime jashtë vendit. /Lajmi.net