Albin Kurti pret në takim ekipet të misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ekipe të misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Përgjatë këtyre takimeve u diskutua rreth procesit zgjedhor e zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe rëndësisë së mbarëvajtjes së tyre. Kryeministri Kurti theksoi se procesi duhet të jetë transparent…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ekipe të misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Përgjatë këtyre takimeve u diskutua rreth procesit zgjedhor e zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe rëndësisë së mbarëvajtjes së tyre.
Kryeministri Kurti theksoi se procesi duhet të jetë transparent e demokratik.
Në këtë takim u konstatua se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor, gjersa vendi ynë vijon të jetë shtet i pluralizmit politik dhe i garës së hapur e të drejtë për të gjithë./Lajmi.net/