Albin Kurti nuk e vendosi flamurin e Kosovës në takim me Lajçakun

9:32 | 2 Mars 2021

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në Kosovë, për një vizitë tri ditore.

Me të arritur mbrëmë në Prishtinë, Lajçak si fillim ka takuar ambasadorët e QUIN-it, duke vazhduar më pas në një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Edhe pse Lajçak vendosi të mos deklarohet për media, Kurti deklaroi se para tij ka paraqitur bindjet e tij lidhur me dialogun.

Por ajo çfarë sot u zbulua nga ky takim është se në zyrën e Kurtit mungonte flamuri i shtetit të Kosovës, raporton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që Lëvizja Vetëvendosje shpesh herë është deklaruar lidhur me mos-pajtimet që kanë për flamurin e Kosovës./Lajmi.net/