Albin Kurti nuk e lë Besnik Bislimin ta drejtojë mbledhjen e qeverisë, e udhëheq si i dorëhequr

Albin Kurti është paraqitur sot në mbledhjen e Qeverise, në krye të ekipit të tij të ministrave. Kurti i cili dje deklaroi se në fakt ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministri, e që sipas tij njësoj kanë vepruar edhe ministrat e zgjedhur tashmë si deputet sot doli para ekipit të tij si “kryeministër”. Kurti…

Lajme

16/04/2025 10:35

Albin Kurti është paraqitur sot në mbledhjen e Qeverise, në krye të ekipit të tij të ministrave.

Kurti i cili dje deklaroi se në fakt ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministri, e që sipas tij njësoj kanë vepruar edhe ministrat e zgjedhur tashmë si deputet sot doli para ekipit të tij si “kryeministër”.

Kurti vazhdoi të drejtojë mbledhjen e qeverisë anipse deklaronte hapur se ka dhënë dorëheqje.

E pikërisht kjo “dorëheqje” që sipas partive politike të vendit erdhi me vonesë bëri që të dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Partitë politike si PDK, LDK dhe AAK refuzuan që të votojnë raportin e komisionit për verifikimin e mandative duke theksuar se do të bënin shkelje të Kushtetutës pasi që Kurti dhe ministrat e tij nuk kanë paraqitur me kohë dorëheqjen dhe se pavarësisht se thanë se kanë dhënë dorëheqje kanë vazhduar të punojnë nëpër ministri e të dalin në zyre.

Kurti vazhdoi njësoj edhe sot bashkë me kabinetin qeveritar, dolën në zyre e punuan në Qeveri.

Pavarësisht se të njëjtit kanë edhe zv kryeministër e zv/ministra, duan që të punojnë edhe ne Qeveri edhe në Kuvend.

E liderët e PDK, LDK dhe AAK-së thanë se ata duhet përcaktuar o duan të jenë në Kuvend, o në Qeveri.

Kurti sot po drejton mbledhjen e Qeverisë ani pse dha dorëheqje si kryeministër i Kosovës pasi u zgjodh si deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit./Lajmi.net/

YouTube player