Albin Kurti i lë jashtë kabinetit qeveritar Rozeta Hajdari e Arbërie Nagavcin
Mandatari për kryeministër Albin Kurti, ka propozuar kabinetin e tij qeverisës. Por, aty nuk ka vend për dy ministrat e mandatit të kaluar, Rozeta Hajdari që mbante pozitën ministres së Tregtisë dhe Arbëria Nagavci në arsim. Ndaj Rozeta Hajdarit është ngritur aktakuzë për rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”. Kabineti i propozuar: Zëvendëskryeministër i parë…
Lajme
Mandatari për kryeministër Albin Kurti, ka propozuar kabinetin e tij qeverisës.
Por, aty nuk ka vend për dy ministrat e mandatit të kaluar, Rozeta Hajdari që mbante pozitën ministres së Tregtisë dhe Arbëria Nagavci në arsim.
Ndaj Rozeta Hajdarit është ngritur aktakuzë për rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.
Kabineti i propozuar:
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka
Ministër i Financave, Hekuran Murati
Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku
Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci
Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri./Lajmi.net/