Alberti nxjerr publikisht të palarat që Geti i bën brenda ‘BabaStars’
Grupi më i suksesshëm ‘BabaStars’ janë duke u përballur me një krizë brenda tyre.
ShowBiz
Labeli BabaStars njihet si shumë i suksesshëm por jo të gjithë janë të kënaqur me punën që Geti e bën brenda këtij grupi, shkruan lajmi.net
Ishte Albert Krasniqi ai i cili nxorri të palarat brenda ‘BabaStars’ të cilat sipas tij Geti dhe njëri prej menaxherëve, Dekori po i bëjnë padrejtësisht brenda grupit.
Sipas tij Ghetto Geasy po u lë hapsirë të datave për koncerte veç Majkit dhe interesimi ndaj Cozman dhe Skivit është shumë i vogël.
Madje sipas tij Onati është harruar nga ta edhe që ekziston si anëtar i tyre.
Alberti është njohur si menaxheri i reperëve, Cozman dhe Skivi mirëpo nëpërmjet publikimit të këtyre fjalëve që ia ka shkruar Getit në Viber lë të kuptojmë se mundësia e largimit të tij nga BabaStars është shumë e mundur.
”Arsyeja që jom jasht BS Monpol’ ka shkruar Alberti mbi foton të cilën e ka shpërndarë në rrjete sociale./Lajmi.net/