Albatrit Muqiqi nesër sjell këngën e re, kështu titullohet

Albatrit Muqiqi sapo dha lajmin e gëzueshëm për fansat e tij.

ShowBiz

29/07/2019 16:53

Albatrit Muqiqi kishte kohë pa sjellur ndonjë risi për adhuruesit e muzikës së tij, minuta më parë ai dha lajmin e shumëpritur nga fansat, shkruan lajmi.net.

Këngëtari vendosi që me anë të një postimi në Instagram të njoftoj publikun se nesër do të lansohet kënga e tij e re e cila është punuar me videoklip.

Muqiqi po ashtu ka konfirmuar se titulli i këngës është ‘Për Ty’ dhe ky është projekti i tij i parë pas shumë muaj mungesë në skenën muzikore. /Lajmi.net/