Alban Krasniqi “nervozohet” me anëtarët e PDK-së: Mbi bazën e tradhtisë e mashtrimit i keni bë dëm vendit, keni humb edhe vlerat njerëzore

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka vazhduar edhe sot diskutimet në mbledhjen e KQZ-së. Anëtarët e PDK-së në KQZ ishin ata që kërkuan përfshirjen e një amandamenti për fletëvotimet me postë, para se të votohet për planin, duke kritikuar Sekretariatin për mosplanifikim të buxhetit për dërgimin e fletëvotimeve origjinale te votuesit jashtë vendit. Krasniqi…

Lajme

25/11/2025 14:16

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka vazhduar edhe sot diskutimet në mbledhjen e KQZ-së.

Anëtarët e PDK-së në KQZ ishin ata që kërkuan përfshirjen e një amandamenti për fletëvotimet me postë, para se të votohet për planin, duke kritikuar Sekretariatin për mosplanifikim të buxhetit për dërgimin e fletëvotimeve origjinale te votuesit jashtë vendit.

Krasniqi diskutoi zëshëm në këtë mbledhje mbi çështjen e votimit të mërgatës.

Duke iu referuar anëtarëve të PDK-së, Krasniqi tha se po këmbëngulin që t’ia mohojnë pjesëmarrjen në zgjedhje mërgatës.

“Këmbëngulja me ja mohu pjesëmarrjen në zgjedhje mërgatës nuk di nga vjen kjo panik”,deklaroi Krasniqi.

Më pas Ilir Gashi iu referua se “Po ti ke shku në gjykata, natë e ditë e keni çu kolegen…”.

“Kam shku edhe për këtë çështje e do shkoj e do t’i denoncoj secilin do keqpërdorues për çdo shkelje.Edhe kolegu edhe ti për ata me emra që i din ti pse shkut me i denoncu…S’duhet me i mshel qendrën e votimit për një keqpërdorim, po duhet me u marr me keqpërdorimin. Ta kesh parasysh Ilir ti dhe çdo kolegë. Rregullorja është bërë për zgjedhje sapo i kaluam.Po nëse do me kon në atë nivel me shku atëherë le të mbetet në fytyrën tënde, e të secilit që mundohet me deformu një të vërtetë që në e dimë.E kemi nënshkruar në qershor e dini mbi çfarë baze kemi kaluar.  Mbi bazën e tradhtisë e mashtrimit keni bërë shumë dëme këtij vendi. Se këtu edhe vlerat njerëzore i keni humb pra me diskutu me juve çështje të nivelit njerëzor.E rrit integritetin dhe mos ti lejoj manipulime te mundshme”,deklaroi Alban Krasniqi, transmeton lajmi.net.

Tutje Krasniqi tha se “Qe sa herë po thuhet zgjedhjet lokale kanë pasur sukses në kuptimin e votës së diasporës. Kjo është gënjeshtër e vazhdoni me rrejt e me shpif. Kjo s’o e ndershme, 40% kanë arritur me ushtru të drejtën e votës, 60% edhe sot kur flasim vazhdojnë me ju shku zarfet”.

Ai gjithashtu tha se raportet i kanë marrë 5 minuta më parë dhe duhet lexuar.

“Raportet që keni marrë 5 minuta më parë pjesërisht e lexoni.Për zgjedhje lokale e të jashtëzakonshme modaliteti përmes postës është i pamundur dhe rregullorja e ka rregullu, le të thuhet e vërteta e pastaj me muskuj e forma tjera vazhdone. Por po them çka është e vërtetë që nuk e lëkund askush. Na keni vendosur në një pozicion shumë të keq edhe si institucion, sepse dakordimet që i bëjmë edhe për shumë çështje tjera del se ju i tradhtoni. Se unë nuk besoj se ju si ju i bëni, por e kuptoj presionin nga ju vjen.Por ne kemi obligim ndaj qytetarëve e jo si disa që kanë panik prej disa liderëve e nga vota e mërgatës”./Lajmi.net/