Alban Hyseni pas tragjedisë në Gjilan: Dy jetë të humbura, kërkohet zbardhja e plotë e rastit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Livoç të Ulët, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbën jetën dy persona, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Përmes një postimi, Hyseni u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, në emër të…
Lajme
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Livoç të Ulët, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbën jetën dy persona, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Përmes një postimi, Hyseni u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, në emër të Komunës së Gjilanit dhe në emrin e tij personal, raporton lajmi.net
Ai gjithashtu u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve dhe ka kërkuar që organet e rendit dhe të drejtësisë të ndërmarrin të gjitha procedurat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Postimi i tij i plotë:
Pasditen e sotme, qyteti ynë u përball me një ngjarje të rëndë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbën jetën dy qytetarë dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Në emër të Komunës së Gjilanit dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për këtë humbje.
Bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda, ndërsa të plagosurit i urojmë shërim të shpejtë.
Presim që organet e rendit dhe drejtësisë të kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./Lajmi.net/