Alarmon Policia: ISIS është nisur për Francë e Belgjikë për të kryer sulme
Hetuesit kundër terrorizmit dhe policë britanikë janë duke alarmuar për një mundësi se grupe të vogla të të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) e kanë braktisur Sirinë dhe janë nisur për në France e Belgjikë me qëllim që të kryejnë sulme terroriste.
Bota
Shërbimet inteligjence belge i kanë dërguar një letër homologëve të tyre francezë rreth paralajmërimit, në mënyrë që të dërgohen policë përgjatë Francës, shkruan Dailmayil, transmeton lajmi.net.
Raportohet se zyrtarët kundër terrorizmit të Belgjikës kanë njoftuar se ushtarët e ISIS-it të pajisur me eksplozivë, e kanë braktisur Sirinë dhjetë ditë më para për të shkuar në Belgjikë dhe Francë.
Letra, e cila thuhet se përmbante një porosi alarmuese, thotë se ushtarët janë duke udhëtuar pa pasaporta dhe po kalojnë për në Evropë përmes anijeve duke u nisur nga Turqia dhe Greqia.
Qendra tregtare në Bruksel, një ‘fast-food’ amerikan dhe policia janë synimet e tyre./lajmi.net