‘Alarmohet’ Juventus, ylli i Tottenham paralajmëron largimin e Pochettino

Skuadra e Juventus është vënë në alarm pas fjalëve të fundit të yllit të Tottenham Hotspur, Moussa Sissoko, lidhur me trajnerin Mauricio Pochettino.

Sport

20/05/2019 18:00

Juventus dhe Massimiliano Alegri kanë bërë të ditur gjatë javës së kaluar se do të ndalin bashkëpunimin e tyre dhe se italiani nuk do të jetë në krye të stolit të ‘Zonjës së Vjetër’ në sezonin e ardhshëm.

Tashmë juventinët janë në kërkim të një trajneri të ri, me shumë emra të cilët po përmenden si mundësi zëvendësimi për Allegrin.

Një nga emrat është edhe ai i Mauricio Pochettino, i cili aktualisht udhëheq skuadrën e Tottenham, me të cilën ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve.

Por, është ylli i Tottenham, Moussa Sissoko i cili ka lënë të kuptohet se argjentinasi mund të largohet nga Spurs, me deklaratën e tij për ‘Canal +’.

“Skaudra mund të ketë plane të tjera për të ardhmen. Kush e di? Ndoshta do të ketë ndonjë trajner tjetër i cili nuk preferon të më shes mua” ka thënë Sissoko, transmeton lajmi.net.

Pochettino ka një klauzolë 30 milionë euroshe në kontratën e tij, e cila është larg skadimit. /Lajmi.net/