Alarmohen skuadrat e Evropës, Havertz largohet nga Leverkusen

Kai Havertz është i vendosur për t’u larguar nga Bayer Leverkusen gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

20/02/2020 18:21

Havertz po kalon një sezon fantastik tek Aspirinat, ku edhe interesimet nga skuadrat e mëdha evropiane për të nuk kanë munguar.

20-vjeçari ishte shumë i lidhur me një kalim te skuadra e Bayern Munich gjatë afatit kalimtar dimëror, por që marrëveshja nuk u arrit në fund.

Përderisa po i afrohemi merkatos verore, edhe skuadrat e interesuara për lojtarin po shtohen. Së fundi, kësaj liste i është bashkangjitur edhe Liverpooli, me Jurgen Kloppin që e dëshiron me çdo kusht lojtarin.

Për t’i hedhur edhe më shumë ‘benzinë zjarrit’ u përkujdes vetë drejtori sportiv i Leverkusen, Rudi Voller, i cili deklaroi se do të shohin se çka do të ndodh gjatë verës.

‘’Jam i lumtur që e kemi ende në skuadër. Do të shohim se çka do të ndodh gjatë kësaj verë, por mund të them se ai ka kontratë deri në vitin 2022 me ne’’, tha Voller për German TV, transmeton lajmi.net.

‘’Pati shumë interesime për të, por ne thamë që të qëndronte me ne të pakten edhe një vit dhe ai bëri zgjedhjen e duhur’’, përfundoi gjermani.

Voller gjatë këtij sezoni me Leverkusen ka arritur të shënojë pesë gola dhe dy asiste në 20 paraqitje. /Lajmi.net/