Alarmi për bombë në Pejton del të ketë qenë i rremë – Policia jep detaje nga rasti

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për lajmi.net se mbrëmë rreth orës 23:00 Policia ka pranuar një informacion për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton të Prishtinës. Sipas Pllanës, njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. “Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të…

Lajme

16/11/2025 08:07

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për lajmi.net se mbrëmë rreth orës 23:00 Policia ka pranuar një informacion për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton të Prishtinës.

Sipas Pllanës, njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. “Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative, si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës nga njësitë e specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, është konstatuar se nuk ka pasur mjet të dyshuar shpërthyes,” ka deklaruar ai.

Raporti i plotë nga rasti:

Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se nuk ka pasur mjet të dyshuar shpërthyes./lajmi.net/