Alarmi në Teksas, 10 mijë raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, shifrat më të larta që pas shpërthimit të pandemisë

Situatë dramatike paraqitet në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku brenda 24 orëve janë regjistruar 10.028 raste të reja me COVID-19.

Lajme

08/07/2020 10:13

Reuters shkruan se në këtë shtet që jetojnë 30 milionë banorë, raportohet bilanci më i madh ditor sesa çdo vend evropian në pikun e epidemisë.

Kujtojmë se numri në total i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 210.585, ndërsa i personave që kanë ndërruar jetë është 2.715.