Alarmante, Prishtina e para në botë për ajrin e ndotur
Prishtina sonte ka arritur të listohet e para në botë. Por, nuk është diçka për të mirë.

Lajme
Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur në një nivel rekord e alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e lejuara.
Prishtina aktualisht është në vendin e parë në botë me ajrin e ndotur, duke lënë pas vetes edhe Indinë, Pakisatnain, Bangladeshin e vende të tjera që zakonisht i prijnë listës së vendeve me ajrin më të ndotur.
Nga matjet që janë bërë në orën 21:00 rezulton se cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 350 ppm, që është shumë herë më shumë se norma e lejuar.
Këto të dhëna janë marrë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane, njofton Klan Kosova.
Kohëve të fundit është vlerësuar se cilësia e ajrit në Kosovë është shumë larg kritereve të lejuara, duke kaluar kështu madje edhe në nivele shqetësuese për shëndetin e qyterarëve, veçanërisht grupeve më sensitive.