Alarm te Juventusi, Ronaldos me shokë iu ndalohet stërvitja

Juventus ka anuluar të gjitha seancat stërvitore dhe ka vendosur të gjithë ekipin e tyre nën 23 vjeç në karantinë mbi frikën e koronavirusit, sipas raportimeve.

Sport

01/03/2020 16:28

Zonja e Vjetër njoftoi vendimin pasi u zbulua se ekipi i të rinjve luajti me skuadrën e Seria C, Pianese, ku tre lojtarë dhe menaxheri i skuadrës së tyre testuan pozitiv për virusin.

Raportohet se asnjë lojtar i Juventusit deri më tani nuk ka përjetuar ndonjë simptomë të Covid-19, transmeton lajmi.net.

Por skuadra e të rinjve do të qëndrojë në shtëpi deri të paktën 8 mars me raportimin e Forbes se stërvitjet e skuadrës së parë të Juves janë anuluar.

Ndalimi do të vazhdojë deri në njoftimin e mëtutjeshëm pas anulimit të ndeshjes së tyre në Serie A me Interin.

E gjithë skuadra Pianese është vendosur në izolim pas diagnozës dhe ekipi mjekësor i Juve po i vëzhgon me vëmendje Ronaldon dhe shokët e tij të ekipit. /Lajmi.net/