Alarm për mjet të dyshimtë pranë ambasadës amerikane në Prishtinë, rezultoi të jetë joshpërthyes

Policia e Kosovës sot ka pranuar informacion për një mjet të dyshuar në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, saktësisht afër ambasadës amerikane. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili ka thënë se njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë…

Lajme

28/07/2025 13:47

Policia e Kosovës sot ka pranuar informacion për një mjet të dyshuar në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, saktësisht afër ambasadës amerikane.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili ka thënë se njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme operative.

Gjatë kontrollit ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/