Alarm për bombë në Tiranë, rezulton të jetë i rremë
Një sinjalizimin për një alarm për bombë është dhënë pak minuta më parë në sheshin "Skënderbej", tek xhamia në Tiranë.
Lajme
Pranë xhamisë ishte ndodhur një çantë e dyshimtë.
Megjithatë, policia e Tiranës ka njoftuar se ka qënë thjesht një alarm fals për bombë tek xhamia e “Et’hem Beut”.
Të njëjtat burime shtojnë se çantën pranë xhamisë e kishte harruar një person.
Çanta në fjalë është kontrolluar nga ekspertët e xhenios. Në të kishte sende personale dhe se nuk bëhej fjalë për rrezikshmëri.