Alarm për bombë në Tiranë
Një alarm për bombë është njoftuar në një hotel në qendër të Tiranës. Telefonata anonime ka mbërritur te një punonjëse e hotelit ku është njoftuar për një bombë në parkingun e ndërtesës. Policia doli në vendin e ngjarjes dhe evakuoi qytetarët që ishin brenda, raporton Topchannel. Nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e…

Lajme
Një alarm për bombë është njoftuar në një hotel në qendër të Tiranës.
Telefonata anonime ka mbërritur te një punonjëse e hotelit ku është njoftuar për një bombë në parkingun e ndërtesës.
Policia doli në vendin e ngjarjes dhe evakuoi qytetarët që ishin brenda, raporton Topchannel.
Nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë dhe alarmi dyshohet të jetë i rremë. Zona pranë hotelit ndërkohë është rrethuar.
“Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit. Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin,” njofton policia.