Alarm në Los Angeles, vdesin tre policë, shpërthimi shkatërron qendrën e stërvitjes
Të paktën tre agjentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në Los Angeles. Shpërthimi ka ndodhur pak para orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale, në qendrën e ndodhur në Eastern Avenue. Kjo qendër strehon zyrën speciale të sherifit dhe ekipin kundër zjarreve, përfshirë…

Bota
Të paktën tre agjentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në Los Angeles.
Shpërthimi ka ndodhur pak para orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale, në qendrën e ndodhur në Eastern Avenue. Kjo qendër strehon zyrën speciale të sherifit dhe ekipin kundër zjarreve, përfshirë edhe skuadrën e çminimit.
Sipas burimeve të gazetës Los Angeles Times, shpërthimi ndodhi në momentin kur një ekip çminues ishte duke lëvizur disa eksplozivë. Menjëherë pas shpërthimit, zona është evakuuar dhe forcat e rendit kanë vendosur një mbulesë të madhe për të izoluar vendin e ngjarjes.
Autoritetet po hetojnë, por shkaku i saktë i shpërthimit ende nuk është bërë i ditur. Sekretarja, Pam Bondi e ka quajtur ngjarjen një “incident të tmerrshëm” dhe ka deklaruar se agjentët federalë janë në vendngjarje dhe po punojnë për të mbledhur informacion të mëtejshëm.