Alarm i rremë për bomba në katër shkolla të Podgoricës – të gjitha raportimet nga e njëjta adresë

Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë, pas kontrollit të realizuar në katër shkolla të Podgoricës, kanë konstatuar se lajmërimet për vendosje bombash ishin të rreme, është bërë e ditur nga vetë kjo strukturë. Sipas njoftimit të policisë, lajmërimet kanë ardhur nga e njëjta adresë si ato të para tri ditëve, kur ishin evakuuar tri shkolla të…

Lajme

08/05/2025 13:02

Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë, pas kontrollit të realizuar në katër shkolla të Podgoricës, kanë konstatuar se lajmërimet për vendosje bombash ishin të rreme, është bërë e ditur nga vetë kjo strukturë.

Sipas njoftimit të policisë, lajmërimet kanë ardhur nga e njëjta adresë si ato të para tri ditëve, kur ishin evakuuar tri shkolla të mesme.

Katër shkolla në Podgoricë janë evakuuar mëngjesin e sotëm për shkak të raportimeve për mjete shpërthyese të vendosura në to.

Policia ka bërë të ditur se janë evakuuar Shkolla e Mjekësisë, Shkolla Ekonomike, Shkolla Elektrike dhe një gjimnaz privat në lagjen “Toloshi”.

Nga Drejtoria e Policisë është konfirmuar se të gjitha raportimet kanë ardhur nga e njëjta adresë, e cila përputhet edhe me ato të ditëve të mëparshme.