Alarm i kuq në Real Madrid, Benzema nuk stërvitet me grupin

Për shkak të një lëndimi, Karim Benzema është duke munguar për Real Madridin dhe ai pritet të humbasë edhe derbin e qytetit me Atletico Madrid.

Sport

04/03/2021 13:03

Atletico Madrid do të jetë nikoqir i Real Madrid për ndeshjen e vlefshme në La Liga, më 7 mars, përcjell lajmi.net.

Në këtë ndeshje, Los Blancos pritet të jenë pa yllin e tyre të skuadrës, Karim Benzema, raporton Mario Cortegana.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për Zinedine Zidane, ndërsa një lajm shumë i mirë për Diego Simeone.

Ndeshja e derbit të qytetit do të fillojë nga ora 16:15./Lajmi.net/