Alar Band rikthehen në Kënga Magjike me një bashkëpunim (Video)
Talenti i tyre u zbulua në talent show "X Factor Albania", duke vazhduar karrierën edhe pas këtij kompeticioni.

ShowBiz
Pas suksesit të vitit të kaluar me këngën “Për ty e jap free”, Alar Band janë rikthyer përsëri në festivalin Kënga Magjike, shkruan lajmi.net.
Këtë vit ata vijnë në bashkëpunim me Klea Hutën në këngën “Amla” e cila është punuar përsëri nga Elgit Doda.
Performanca e tyre e parë është pëlqyer nga publiku dhe pritet që të arrijnë përsëri në finalen e festivalit./Lajmi.net.
