Al-Khelaifi: Kemi folur më herët me Rashford – kush nuk do ta donte në skuadër

Presidenti i Paris Saint Germain, Naser Al Khelaifi, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford. Në një intervistë të dhënë së fundi, i pari i klubit parisien e pranoi se joshet jo pak, kur e di që anglezi mund të jetë lojtar i lirë gjatë…

Sport

08/12/2022 18:43

Presidenti i Paris Saint Germain, Naser Al Khelaifi, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford.

Në një intervistë të dhënë së fundi, i pari i klubit parisien e pranoi se joshet jo pak, kur e di që anglezi mund të jetë lojtar i lirë gjatë verës.

“Rashford është një lojtar fantastik. Çdo klub do ta dëshironte atë. Ne nuk e fshehim, kemi kontaktuar me të”, tha fillimisht ai.

Pas kësaj deklarate, ai u pyet nëse do të tentohet që të sigurohen shërbimet e lojtarit në këtë verë, teksa përgjigjja e tij ishte e prerë: “Pse jo. Nëse është lojtar i lirë do të kontaktojmë direkt me të, por jo tani”. /Lajmi.net/